Aktori i njohur vesh kostumin e dhëndrit për herë të pestë
Aktori 57 vjeçar fitues i çmimit Oscar, Nicolas Cage është martuar për herë të pestë.
Sipas Page Six, Cage dhe e dashura e tij 26 vjeçare Rico Sabata janë martuar muajin e kaluar në Las Vegas.
Çifti është martuar me një ceremoni të vogël me 16 shkurt një datë e zgjedhur për të nderuar ditëlindjen e babait të ndjerë të aktorit.
Cage është shprehur në deklaratën e tij një muaj më pas:
”Është e vërtetë, ne jemi martuar dhe jemi shumë të lumtur’’.
Në fotot e dasmës të publikuara, Riko mbante të veshur një kimono martesore të punuar me dorë, ndërsa aktori mbante të veshur një kostum të zi me këmishë të zezë.
Çifti kanë shkëmbyer zotime tradicionale katolike dhe Shinto me lexime të poezisë së Walt Whitman dhe haikut japonez .
Ish-gruaja e Cage, Alice Kim – me të cilën aktori ruan ende në marrëdhënie të mira – u bashkua me çiftin për të festuar më pas, së bashku me djalin e Kim dhe Cage, Kal.
Cage dhe Riko u takuan në Shiga, Japoni dhe kanë qenë së bashku që pas zgjidhjes së martesës së fundit të Cage, me Erika Koike – e cila zgjati për katër ditë në 2019.