Aktori turk i ‘tërbon’ të gjithë, bën shqiponjën dhe shkruan shqip

Aktori turk mjaft i dashur për shqiptarët, Erkan Petekkaya, ndodhet në Kosovë prej pak ditësh.

Ai ishte i ftuar special në promovimin e emisionit “Qejfi më i madh se Stambolli”, që transmetohet në Klan Kosova.

Moderatorja e emisionit Linda Imami ka bërë disa foto me aktorin dhe në njërën prej tyre, ai shfaqet duke bërë shqiponjën. Me këtë gjest, ai padyshim shton edhe më shumë numrin e fansave shqiptarë.

Xhihan ka postuar edhe një foto në profilin e tij në Instagram ku shfaqet me bashkëshorten dhe shkruan shqip: “Ju dëshiroj ditë të mirë”.

SHKARKO APP