Aktorja e njohur bëhet nostalgjike dhe publikon foton nga fëmijëria e saj

Penelope Cruz është cilësuar si një ndër aktoret më të bukura në të gjithë botën. Edhe pse vitet kalojnë, 46-vjeçarja duket se nuk njeh moshë.

Së fundmi, Penelope është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto nga fëmijëria e saj.

Vihet re që aktorja vazhdon të ruajë të njëjtat tipare dhe me fytyrën e ëmbël.

Kujtojmë që disa muaj më parë, në një intervistë për revistën Red, Penelope ka treguar se jo gjithmonë është ndjerë mirë dhe e sigurt me veten e saj.

“Unë nuk do të ndryshoja këtë që ndihem tani për atë që ndjeva kur isha 20 vjeç. Unë kisha disa pasiguri në lidhje me gjërat që më vonë kuptova se nuk ishin të rëndësishme”, u shpreh ajo.

/abcnews.al

SHKARKO APP