Aktorja e njohur humb ndjenjat në Kanë nga fustani i ngushtë

Aktorja e njohur Elle Fanning u përball me një incident që i shkaktoi probleme shëndetësore në Kanë.

E pranishme si një pjesëtare e jurisë gjatë këtij viti, gjatë darkës së Chopard Trophee bukuroshja humbi ndjenjat.

E shoqëruar edhe nga motra e saj aktore, Dakota, Elle ra nga karrigia ndërsa ishte ulur në tryezë. Pasi të pranishmit i dhanë ndihmën e parë, kuptuan se shkak ishte bërë fustani i saj i ngushtë dhe korseja e tërhequr fort poshtë fustanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas incidentit, aktorja ka reaguar në rrjetet sociale, duke sqaruar fansat se është mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ups, humba ndjenjat nga fustani im Prada të viteve ’50, por çdo gjë është mirë!”, shkruan aktorja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?