Aktorja e njohur pret fëmijën e dytë, rrëfen problemet me infertilitetin

Aktorja e shumë roleve në Hollywood, Anne Hathaway është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Lajmin e ka njoftuar vet aktorja, përmes një foto në Instagram, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Krahas fotos ajo ka shkruar:

“Nuk është për një film. Duke lënë shakatë mënjanë, të gjithë ju që keni probleme me infertilitetin, dua t’ju them se nuk ka qenë e thjeshtë as për mua të pres një tjetër foshnje. Ju dërgoj shumë dashuri”,-përfundon aktorja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që prej vitit 2012 ajo është e lidhur me aktorin Adam Shulman me të cilin ka edhe një djalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?