Aktorja e njohur Shota Baraliu: Pushimet verore i dua në Shqipëri

Aktorja e njohur Shota Baraliu, në një intervistë dhënë “Kosovares”, kishte deklaruar se e do shumë ujin.

“Aq shumë e dua ujin sa do te doja të isha peshk e të qendroja çdo herë në ujë”. Shota ka treguar se për të Shqipëria mbetet vendi më i preferuar për pushime verore.

“Plazhi i bukur, uji i mrekullueshëm dhe ndejat e jashtëzakonshme e bëjnë Dhermin një vend tejet të lakmuar, edhe pak e do të nisem drejt Shqipërisë për t’i realizuar pushimet një e nga një, unë, veren më së shumti e pres për këtë gjë, pra për det”/infokosova/

SHKARKO APP