Aktorja: Kam abortuar, s’doja të ndaja fëmijën e përdhunuesit

Aktorja e njohur Ashley Judd ka treguar për herë të parë në publik një ngjarje të hidhur të jetës së saj. E ftuar në konferencën, ‘Women in the World Summit’ 50-vjeçarja ka treguar se në të kaluarën është përdhunuar tre herë. Ajo ka mbetur shtatzënë gjatë një prej përdhunimeve dhe zgjodhi që të abortonte fëmijën.

“Unë jam mirënjohëse që e kam bërë në mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Nuk do të mundja dot kurrë të ndaja fëmijën tim me një përdhunues, i cili mund të kërkonte të drejtat mbi fëmijën”- ka thënë aktorja e njohur.

“Demokracia fillon në lëkurën tonë. Nuk duhet të ketë rregulla kur bëhet fjalë për trupin tonë” – ka vazhduar më tej Ashley Judd. Kujtojmë që aktorja e njohur ka qenë në mesin e personave që kanë akuzuar regjisorin Harvey Weinstein për abuzime seksuale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?