Albano Bogdo merr vendimin drastik: Nuk dua të jem skllav!

Albano Bogdo do të mbyllë çdo rrjet social të mundshëm, madje edhe vetë telefonin për një farë kohe.

Aktori i njohur i programit të humorit “Duplex” ka vendosur që të shkëputet nga bota e teknologjisë, prej të cilës thotë se kemi fituar varësi.

“I want to break free. Dua të jetoj i lirë. Nuk dua të jem skllav i parave apo i teknologjisë, aq më pak, i famës, e cila është gjëja më e parëndësishme në jetë. Ju falenderoj”, shprehet aktori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por vendimi i tij nuk mbetet vetëm në kuadrin e teknologjisë pasi Albano paralajmëron se një ditë mund të lërë edhe vetë ekranin, i cili e lodh shumë:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam vendour të dal e ta jetoj jetën sepse mendoj se jemi bërë skllevër të vërtetë të teknologjisë. Do të mendohem shumë të marr vendimin e duhur dhe me siguri, kam bindjen që përfundimisht do të më duhet të lë edhe ekranin sepse më lodh shumë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?