Alex Rodriguez ka tradhtuar J.Lo? Flet për herë të parë këngëtarja

Ka më shumë se një muaj që aktorja dhe këngëtarja e njohur Jennifer Lopez është lidhur në fejesë me partnerin e saj Alex Rodriguez.

Ata u fejuan në Bahamas, ku Alex i bëri këngëtares një propozim mjaft romantik. Por pas të gjithë kësaj atmosfere, Rodriguez u përball me disa akuza nga ish-kolegu, Jose Canseco,  se ai e kishte tradhtuar J.Lo me ish-bashkëshorten e Canseco.

Më në fund Jennifer Lopez ka thyer heshtjen për këtë çështje në një interviste për “The Breakfast Club”,  ku ka theksuar se i beson partnerit të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto fjalë nuk kanë rëndësi. Unë e di kush është ai dhe ai e di kush jam unë. Ne jemi të lumtur dhe nuk do të lëmë njerëzit të vijnë dhe të na thonë se çfarë është lidhja jonë. E di se çfarë është lidhja jonë,”-ka përfunduar J.Lo duke treguar edhe njëherë se fejesa e tyre po shkon mjaft mirë, e pa shqetësuar nga fjalët e të tjerëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?