Almeda Abazi bën ndyshimin drastik pak muaj para lindjes
Modelja e njohur Almeda Abazi ka zgjedhur që këtë periudhë të bukur të jetës së saj, ta ndaje edhe në rrjetet sociale me ndjekësit, të cilët e admirojnë Almedën.
Ajo është në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël dhe vetëm disa javë më parë publikoi për herë të parë barkun e rrumbullakosur.
Rreth një orë më parë, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instastory disa foto që me siguri i kanë lënë të gjithë gojëhapur.
Ajo shfaqet në parukeri me një look të ri, flokë bjond me baluke dhe të prerë deri mbi supe.

Pas disa pozave me pamjen e re, Almeda i ka qetësuar ndjekësit duke lënë të kuptohet se ishte thjesht një paruke.
“Mos u shqetësoni”, shkruan Almeda në foton ku shfaqet sërish me flokët e saj të gjatë e të zinj.



KOHA JONË SONDAZH

