Almeda shuan nga pak kureshtjen tuaj rreth shtatzënisë

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman, po përjetojnë shtatzëninë e parë në sytë dashamirës të publikut. Ajo e deklaroi vetë se janë në pritje të ëmbël, publikoi rrahjet e zemrës, madje zbuloi dhe emrin e të voglit (me shumicë votash, do të quhet Effhan). Disa orë më parë, Almeda iu përgjigj disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj dhe tek-tuk, tha disa të reja.

Ushqimi i preferuar tani që është shtatzënë? S’ka një të tillë. I hahet gjithçka. Ndërsa gjëja që bën me më shumë qejf dhe këngët e preferuara të shtatzënisë kombinohen në një. Almeda thotë se i pëlqen shumë të dëgjojë këngët e preferuara teksa i jep makinës. Shërben si terapi për të.

Siç ka thënë dhe më parë, s’do të shqetësohet asnjë grimcë për peshën e shtuar gjatë shtatzënisë. Në muajin e gjashtë, Almeda ka shtuar 8 kilogramë. Duke marrë parasysh se Almeda është shqiptare, ndërsa bashkëshorti i saj turk, dikujt i lindi natyrshëm pyetja ç’gjuhë do t’i mësojnë fëmijës. ”Do të mundohem t’i flas vetëm shqip”,-u përgjigj ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?