Altea triumfon në “The Voice Kids 3”

Altea është fituese e edicionit të tretë të “The Voice Kids Albania”, në ekranin e Top Channel. Rrugëtimi i saj nisi në momentin që në ‘Audicionet e Fshehura’ iu kthyen trajnerët dhe zgjodhi t’i bashkohej skuadrës së trajnerëve Aleksandër dhe Renis Gjoka. Artistja e vogël kapërceu javë pas jave vështirësitë e garës, duke e sjellë deri në mbrëmjen finale ku dhe triumfoi si “Zëri më i mirë i Shqipërisë për fëmijë”. Anisa SH, Erza dhe Altea ishin tre konkurrentet që ia dolën të mbërrijnë deri në finalen e madhe të “The Voice Kids 3”.

Fillimisht në skenë u ngjit Anisa Sh nga skuadra e Arilenës me këngën “I Put a Spell On You”. Me anë të këtij projekti muzikor, konkurrentja arriti të shpalosë krejtësisht vokalin e saj duke mahnitur të gjithë të pranishmit e duke bërë krenare trajneren e saj.

Erza ishte artistja e radhës e cila u paraqit në finale me baladën “The Power of Love”. Finalistja si gjithmonë befasoi jo vetëm me vokalin e saj por edhe mënyrën e interpretimit dhe lirshmërisë që ka në skenë, një detaj që gjithmonë vlerësohet nga trajnerët. Menjëherë pas saj ishte radha e Alteas, konkurrentes së skuadrës Gjoka. Ajo erdhi shumë stil me këngën “I Don’t want To Miss a Thing” dhe shpalosi edhe një herë vokalin e saj potent, duke u komentuar pa fund nga ndjekësit tanë në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?