Andrea Bocelli pranon se ishte infektuar me COVID-19
Këngëtari i famshëm italian, Andrea Bocelli pranoi këtë të martë se ka qenë i infektuar nga COVID-19.
Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është shëruar plotësisht.
Bocelli nuk e ka bërë publike më parë këtë gjë pasi nuk donte që të përhapte panik tek ndjekësit e tij.
Tashmë këngëtari është bërë pjesë e donatorëve të gjakut për të gjetur një vaksinë anticovid.
Gjatë kohës që Italia ndodhej në izolim total, Bocelli organizoi një koncert për fansat e tij nga sheshi i katedrales Duomo në Itali.
I gjithë koncerti u transmetua live në rrjete sociale dhe në televizion.