Angela rrëfen historinë prekëse të nënës së saj
Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka qenë muajit e fundit në vëmendje të mediave pas problemeve që ka pasur bashkëshorti i saj.
Siç ka lajmëruar edhe më parë, Angela do të publikojë së shpejti një libër me jetën e saj.
Ajo së fundmi ka dhënë një intervistë për “Viva Glamm Magazine” , ku ka rrëfyer se në libër do të shkruajë të gjithë historinë e jetës së nënës së saj e cila pavarësisht vështirësive arriti të triumfonte.
Angela gjithashtu zbuloi se libri do të publikohet në tetor dhe se të gjithë do të mund ta lexojnë për 5 orë pasi është shumë tërheqës dhe që i dedikohet të gjitha femrave.
“Do ta thosha këtë për çdo grua:
Thjesht imagjinoni një grua 47-vjeçare që është beqare me 2 fëmijë, që jeton në varfëri në Shqipëri pa shtëpi sepse e humbi atë. Ajo është duke luftuar me shumë probleme, ka të ardhura vetëm 60 dollarë në muaj, dhe kishte 2 martesa të dështuara.
Ajo bëhet një mësuese e respektuar e Universitetit në Cyrih të Zvicrës, gjen dashurinë e vërtetë të jetës së saj, merr një pagë të madhe dhe përfundimisht shpërblehet me një çmim të UNESCO-s për një projekt humanitar për gratë!”, ka thënë Angela.