Anjeza Shahini acarohet keq: Nuk kam hequr dorë nga muzika

Edhe pse u bënë vite që nuk e shohim në skenën shqiptare, vështirë se mund të harrojmë zërin potent dhe kumbues të Anjeza Shahinit, fitueses së parë të spektaklit “Ethet e së premtes mbrëma”.

Dhe në rast se dikush nga ju nuk e mban mend, këngëtarja është kujdesur personalisht që të rifreskojë kujtesën ndjekësve të saj me një performancë nga “Kënga Magjike” në vitin 2014.

“Më vjen mirë që konkurrimet nëpër festivale i mbylla me këtë këngë plot energji dhe ngjyra”, u shpreh ajo duke na bërë të mendojmë se karriera në muzikë mori fund.

Por sot këngëtarja ka sqaruar sot deklaratën e një dite më parë, duke thënë se nuk dëshiron të keqinterpretohet thënia e saj. “Hej të dashtun, si shpesh herë pasi postoj diçka,më duhet ta pasoj me një postim sqarimi, pasi sic e dini nuk më pëlqejnë keq-interpretimet e atyre që shkruaj. Në postimin tim të mëparshëm shkrova që “E kam mbyllur me FESTIVALET”.

Nuk mendova që ishte një surprizë pasi më duket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik. Unë sigurisht që DO VAZHDOJ TE KENDOJ. Dashtë Zoti na e bën mbarë . Ju kujtoj, se shumë vende të botës nuk kanë fare festivale, por kanë shumë këngëtarë që bëjnë këngë, albume, koncerte e turne madje dhe shumë para. Ju puc ”, shkruan ajo.

SHKARKO APP