Antonio Banderas akoma i dashuruar me ish-gruan: Do ta dua deri në vdekje

Antonio Banderas u nda nga Melanie Griffith në vitin 2015 pas gati 20 vjet martesë.

Por aktori gjithmonë do e dojë ish-gruan e tij të dytë.

“Melanie nuk është gruaja ime më, por unë mendoj se ajo është shoqja ime më e mirë,”-tha 59-vjeçari për People. “E dua dhe do ta dua deri në ditën kur të vdes. Ajo është familja ime.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Banderas dhe Griffith janë prindër të një vajze 23-vjeçare, Stella e cila thotë se ka trashëguar nga prindërit e saj kreativitetin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse do të kishe një jetë të dytë, unë do të doja të ndaloja atje. Ndoshta vajza ime është jeta ime e dytë,”-tha aktori.

Fituesi dy herë i Emmy ndihmoi Griffith të rriste vajzën e saj Dakota Johnson, që e kishte me burrin e parë Don Johnson dhe djalin Alexander Bauer, të cilin e kishte me burrin e dytë Steven Bauer.

“Unë isha aty për ta sepse e doja nënën e tyre dhe ata ishin pjesa më e rëndësishme e asaj që erdhi me Griffith,”-shtoi Banderas. “Shumë shpejt ata e kuptuan këtë. Më quajtën Paponio, një përzierje mes Baba dhe Antonio.”

Ylli i Hollywood vazhdon akoma të kalojë pushimet me 59-vjeçaren dhe të gjithë fëmijët e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?