Antonio Banderas i bashkohet kastit të “Indiana Jones 5”
Kasta e filmit “Indiana Jones 5” pasurohet me një karakter të ri, ai që do të interpretohet nga Antonio Banderas. Aktori spanjoll bashkohet me Harrison Ford, i cili kthehet në rolin e arkeologut moskokëçarës dhe me Phoebe Ëaller-Bridge, Mads Mikkelsen, Boyd Holbrook, Shaunette Renée Ëilson.
Regjia i është besuar James Mangold, i cili merr postin e Steven Spielberg.
Ky është filmi i parë në ekskluzivitetin e Indiana Jones nën siglën e Disney. Xhirimet tashmë kanë filluar në Londër, por dihet pak për komplotin dhe rolin që do të ketë Banderas. Filmi është planifikuar të dalë në treg më 29 korrik 2022.