Anxhelina Hadërgjonaj shëtit në bregdet: Shqipëria ime e bukur
Këngëtarja dhe njëherësh blogerja, Anxhelina Hadërgjonaj, po kalon kohën e saj në mesin e pandemisë në Shqipëri.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj momente të lumtura nga momentet që po kalon.
Së fundmi, sikurse edhe shumë artistë të estradës, edhe Anxhelina ka vendosur të kalojë kohën e lirë ne bregdetin shqiptar.
https://www.instagram.com/p/CACl0bLHwYC/
Në imazhet që ka publikuar në rrjetin social Instagram, bukuroshja është shfaqur në veshje komode teksa pozoi mbi një shkëmb.
“Shqipëria ime e bukur. E shkrepur me iPhone, pa ndonjë filter”, ka shkruar në përshkrimin e fotografisë.
Para disa ditësh, nëna e saj Albërie Hadërgjonaj përmes një videoje në rrjetin social TikTok ka paralajmëruar se Anxhelina do të rikthehet në muzikë.