Arbana dhe Luana mungojnë në spotin e Topit, ja ç’do ndodhë me 2 moderatoret

Top Channel ka publikuar spotin e sezonit të ri televiziv dhe në të shfaqen moderatorët e gazetarët e programeve, të mbledhur në një tavolinë të madhe duke qeshur e biseduar.

Top Channel ka njoftuar se ky sezon sjell 31 prodhime televizive. Këtë sezon do të kemi rikthimin e disa programeve tradicionale si Portokalli, Fiks Fare, The Voice, por edhe programe të reja.

Mirëpo në spotin e emisionit ka rënë menjëherë në sy mungesa e Arbana Osmanit dhe Luana Vjollcës.

Mirëpo të dyja do i shohim në ekran edhe pse nuk ndodhen në tavolinë me kolegët e tjerë. Luana në spot shfaqet duke folur me video kamer. Ndërsa Arbanën e përmend Devisi i cili thotë: “Po Arbana ku është mo?”

“Po mëson Renaton të bëjë ëmbëlsira”, ia kthen Dori.

Në tavolinë mungon gjithashtu edhe Eno Popi, por edhe ai shfaqet me videokamer duke treguar se do rikthehet në ekran në sezonin e ri.

Sezoni i ri në Top Channel

SHKARKO APP