Arbana Osmani zbulon letrën që i dërgoi Ramës në 1997: Isha 12 vjeçe, ju shkruajta nga Burreli…

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në episodin e 23 të sezoni të 3-të të Podkastit “Flasim”.

Në një rrëfim ndryshe çifti Grishaj-Osmani folën mbi karrierën dhe jetën private, duke ndarë detaje të rrugëtimit të tyre në televizion.

Në fillim të bisedës Arbana Osmani kujtoi kontaktin e parë të vendosur me kryeministrin Edi Rama, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

“Në moshën 12-vjeçare, pas vitit 1997, ju kam dërguar një letër nga Burreli të cilës ju i jeni përgjigjur. Ishe personazhi im i preferuar për atë kohë. Shkruaje editorial te revista “Klan”. Ke shkruar dhe shkruan shumë bukur”, u shpreh moderatorja.

Nga ana e tij kryeministri konfirmoi se letrave i është përgjigjur gjithmonë derisa mu bë e pamundur t’i përgjigjem vetë. Jam shumë krenar sepse kam krijuar institucionin e parë në bashki që ishte bashkia e Tiranës, ku jepeshin me shkrim për të gjithë ata që i drejtoheshin bashkisë me shkrim 96-97 mijë përgjigje në vit”, u shpreh Rama.

Grishaj tregoi se si në moshën 18-vjeçare kishte udhëtuar për herë të parë drejt Italisë dhe nuk i kuptonte dot sakrificat që bënin emigrantët shqiptarë për të jetuar jashtë, ndaj vendosi të kthehej në Shqipëri.

“Secili është i lirë ta bëjë zgjidhjen vetë. Nuk është e vërtetë se çfarë gjen kur shkon diku, t’i kompenson të gjitha. Gjithmonë ka diçka që e fiton dhe diçka që e humb”, tha Grishaj.

Grishaj tregoi se filmi i fundit i tij i kushtohet emigracionit dhe bazohet në një histori të vërtetë. “Kemi xhiruar në Meksikë dhe Itali. Në Meksikë gjithçka ka qenë shumë e vështirë, pasi aktorja ishte nga Kosova dhe pasaporta e Kosovës nuk njihej”, tha ai.

SHKARKO APP