Arbenita i kërkon divorcin pas dhunës, Fero: Tani e dua 200 herë më shumë, pendohem për gjërat që kam bërë

Fero dhe Arbenita prej disa kohësh kanë qenë në qendër të vëmendjes, në fillim për dhunën që ai ushtroi ndaj modeles dhe më pas për konvertimin e tij në një besimtar të devotshëm mysliman.

Ai para disa ditësh njoftoi se ka hequr dorë nga muzika dhe se do i përkushtohej fesë islame. Ferio i ka kërkuar të gjithë fansave që të mos dëgjojnë më këngët e tij dhe në Instagram i ka fshirë të gjitha postimet.

Në një emision kosovar së fundmi, ai ka pranuar se besimin në islam, i ka ndryshuar jetën dhe tani ka arritur t’i dojë edhe më shumë se i ka dashur familjarët e tij. Madje është shprehur se ndihet i penduar për të gjitha veprimet që ka bërë dhe se i kërkon falje të gjithëve atyre që mund të ketë lënduar.

“Nuk është turp të kërkosh falje, por turp është që të përsëritësh gabimin. Iu kërkoj falje të gjithë njerëzve që iu kam bërë padrejtësi”, është shprehur Fero.

Madje ish-reperi e ka pranuar publikisht se tani e do bashkëshorten e tij Arbenitën 200 herë më shumë se e ka dashur. Mesa duket, Fero nuk është dakord me divorcin që modelja ka kërkuar pas dhunës së ushtruar.

“E kam dashur nënën tim, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur se si të sillem me familjen time me nënën tim dhe njerëzit, por islami tani më ka mësuar që të jem shembullorë. Tani që e kam kuptuar fenë tanë nëse nënë time e kam dashur një herë tani e dua 100 herë, nëse gruan time e kam dashur 2 herë tani e dua 200, nëse babin tim e kam dashur 3 herë tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur një herë tani mu ka rritur edhe 100 herë dashuria për të”, është shprehur Fero.

Sipas ish-reperit, në ditën e tretë të qëndrimit në burg, ai është udhëzuar nga Allahu që të bëhet praktikant i fesë islame.

SHKARKO APP