Ariana Grande akuzon producentin e Grammy: Je gënjeshtar

Ariana Grande e ka quajtur gënjeshtar producentin e Grammy, Ken Ehrlich. Këngëtarja tha se ai gënjeu rreth arsyes pse Ariana nuk do performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të dielën.

Ehrlich  tregoi për Associated Press se Grande ishte në bisedime për të performuar në Grammy mbrëmjen e 10 shkurtit, por hoqi dorë pasi për të ishte tepër vonë për tu përgatitur.

Këngëtarja hodhi poshtë publikisht deklaratat e producentit, duke mohuar se mungesa e kohës ishte faktori që ajo nuk do performojë: Kam mbajtur gojën të mbyllur deri tani, por ju gënjyet për mua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa shtoi: “Unë jam e aftë për të realizuar një shfaqje brenda natës dhe ti e di këtë Ken. Por fakti që ti ndrydhe krijimtarinë dhe mendimet e idetë e mia, vendosa të mos marr pjesë. Unë shpresoj që shfaqja të dalë ashtu siç ju dëshironi.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ariana u shpreh se për  mbrëmjen e madhe ofroi tre këngë të ndryshme.

“Ka të bëjë me bashkëpunimin, me mbështetjen, me artin dhe ndershmërinë, jo me politikat, të bërit favore dhe me luajtjen e lojërave. Kjo është vetëm një lojë. Më vjen keq, por nuk është muzika që unë dua.”

Grande është nominuar në Grammy në dy kategori: Best Pop Solo Performance për God Is A Woman, dhe Best Pop Vocal Album për Sweetener.

Këngëtarja pritet që të mos marrë pjesë në ceremoni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?