Arrestimi i bujshëm i Encës për vazot me kana*bis, avokati tregon sa vite burg rrezikon
Këngëtarja Enca është arrestuar pasi u kap me kanabis të mbjellë në vazo në ballkonin e banesës së saj. Avokati Kujtim Cakrani ka thënë se Enca rrezikon 3 deri në 7 vjet burg për kultivimin e bimëve narkotike bazuar në Kodin Penal.
”Kodi Penal e ka të qartë se kur kapesh me mbjedhjen e disa lëndëve kanabis, ti quhesh kultivues. Si 4 rrënjë, apo 100 t’i kapeshin, vepra penale është e parashikuar dhe ka dënim nga 3 deri në 7 vite burgim. Nuk ka asnjë dispozitë në kodin tonë që na thotë që “meqë ti je përdorues, mund ta kultivosh në shtëpi”.
Edhe sikur ajo të dalë përdoruese, nuk e shpëton nga ajo akuzë sepse është “kultivim i lëndës narkotike”. Nuk parashikohet si rrethanë lehtësuese në Kodin tonë Penal. Nëse do të ishte qytetar i thjeshtë, do të ishin arrestuar të dy, edhe zonja edhe partneri i saj derisa të sqaroheshin gjërat. Kësaj sot i është një nder apo është bërë një vlerësim që nuk e kanë ndaluar edhe partnerin e saj”,-tha ai.