“As nuk më intereson”/ Renato i hedh pjatën në trup, konkurrentja ia plas të qarës: Më dogji

Renato Mekolli është nxehur me një nga vajzat konkurrente në “Hell’s kitchen” dhe ia ka hedhur pjatën që ajo kishte përgatitur gjatë shfaqjes mbrëmjen e djeshme.

“Për çfarë ma sjell këtë pjatë ti mua, për çfarë?”, i bërtiti Renato dhe ia hodhi pjatën në trup Kristinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo e fundit nisi të qante pasi ishte djegur.

Konkurrentët e tjerë e ndihmuan Kristinën duke e pastruar në vendin ku ishte djegur.

Mirëpo më vonë Kristina u shpreh se nuk qau me të vërtet, por aktroi për ta bërë situatën dramatike.

“Për ça qan?”, e pyeti Renato kur e pa me lot në sy. “U dogja pak”, u përgjigj Kristina. “Mirë të të bëhet. As që më intereson fare. As një pikë loti nuk më mërzit fare. Jam pashpirt”, tha Renato.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?