Asnjë puçi-puçi! Aktorja e njohur s’ka dalë me meshkuj që prej 35-vitesh

Aktorja e famshme Diane Keaton, e cila tashmë është 73-vjeç, ka pranuar në një intervistë për “InStyle” se nuk ka dalë në takim me një mashkull që prej 35 vitesh, gjë që i ka lënë të gjithë gojëhapur.

E pyetur nëse burrat e ftojnë në takime, Diane u përgjigj:

“Kurrë, në rregull? Le ta sqarojmë që tani, është me rëndësi. S’kam dalë në asnjë takim që prej 35 vitesh. Asnjë takim.”- u shpreh aktorja.

“Kam plot shokë meshkuj. Kam shumë shokë, por jo takime. Asnjë puçi-puçi.”- vazhdoi më tej Keaton.

Megjithatë, aktorja ka pasur disa lidhje romantike me yjet e Hollywood-it si Jack Nicholson, Warren Beatty, Al Pacino apo Woody Allen.

SHKARKO APP