Atilla në BBVK dhe takimi me Drenushën, 30 mijë euro gjobë për Klan Kosovën

30 mijë euro është gjoba ka vendosur Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) për median ”Klan Kosova” pas promovimit të dhunës në ”Big Brother Kosova Vip 3”.

Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias në Kosovë, shprehet se ky është një moment historik pasi fituan rastin kundër “Big Brother” dhe Klan Kosova. Çdo gjë nisi pas hyrjes së Atilla Kardesh,ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit i cili akuzohet për dhunë fizike në familje.

Edhe pse Drenusha ishte me urdhër mbrojtje ndaj ish-burrit, BBVA e futi në shtëpi si një banor duke thyer edhe ligjin i cili e ndalon të qëndrojë në një ambient me ish-partneren. Valë reagimesh vërshuan në rrjet kundër produksionit i cili promovoi dhunën ndaj grave.

SHKARKO APP