Ava Max sjell albumin e ri ‘Diamonds and Dancefloors’, renditet në majat ë klasifikimit botëror

Ylli shqiptar i muzikës botërore Ava max publikoi këtë të premte albumin e saj të dytë të quajtur Diamonds and Dancefloors, I cili përmban 14 hite të realizuara nga Max emri I vërtetë të cilës është Amanda Koçi. Në produksionin e Atlantic Records Ava sjell një album të mbushur me hite pop dance te realizuara nga ajo në bashkëpunim me producentin kanadez Cirkut I cili ka realizuar edhe albumin e pare të Max apo edhe albumet e mëparshme të Katy Perry.

Të tjerë producente në alum ështe edhe Ryan Tedder, Jonas Jebberg, Burns etj. Menjëherë pas publikmit albumi Diamonds and Dancefloors është renditur në majat e klasifikimit botëror duke përfshirë Europën, Azinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndonëse te gjitha këngët rrodhën dy muaj përpara. Revista amerikane Rolling Stones shkruan kështu për këtë album të shumëpritur”.

Të premten, këngëtarja shqiptaro-amerikane e popit po na dhuron edhe një herë dance-pop të pastër teksa publikon albumin e saj të dytë Diamonds & Dancefloor. Në 14 këngë, të gjitha të prodhuara nga hit-krijuesi kanadez Cirkut, ajo tregon meloditë e saj të njohura elektro-pop me disa sinte të viteve nëntëdhjetë dhe një prekje disko. Është projekti i saj i parë pas nënshkrimit me Scooter Braun’s SB Projects dhe më i sinqerti deri më tani. Albumi është frymëzuar nga thyerjet e mëdha të zemrës që ajo përjetoi gjatë dy viteve të fundit dhe megjithëse Max ka qenë private për jetën e saj personale në të kaluarën, ajo po vendos gjithçka në këtë album – diçka që tregon se sa larg ka vazhduar të shkojë që nga “Sweet but Pducho.” Albumi mund të dëgjohet edhe nga publiku shqiptar përmes platformës Spotify, You Tube, Deezer dhe Tidal.

SHKARKO APP