Avokati i artistes Bleona Qerreti: Kujdes Evi Kokalari, mund të penalizohesh nga gjykata!
Këngëtarja Bleona Qereti dhe aktivistja Evi Kokalari rrezikojnë të përballen në gjykatë me njëra-tjetrën.
Avokati i artistes, Marc. E. Kasowitz që njihet edhe si një prej avokatëve të ish-Presidentit Donald Trump, i ka dërguar një letër Kokalarit, ku e akuzon atë për shpifje dhe i kërkon të ndalet, pasi po dëmton imazhin e klientes së tij.
Kasowitz e paralajmëron aktivisten që të mos vijojë me deklaratat, pasi në të kundërt rrezikon të përballet në gjyq.
Letra e plotë:
E nderuara zonja Kokalari: Përfaqësoj znj. Bleona Qereti. Ju keni bërë deklarata të shumta ne media dhe tek palë të tjera në lidhje me zonjën Qereti që ju e dini se janë haptazi të rreme, keqdashëse dhe shpifje, dhe në fakt e kanë dëmtuar reputacionin e saj dhe profilin e biznesit. Po ju shkruaj për t’ju kërkuar që menjëherë të pushoni dhe të hiqni dorë nga deklaratat e tilla për znj. Qereti. Nëse nuk pushoni, ne do të fillojmë menjëherë procesin gjyqësor në emër të saj dhe do kërkojmë dhe dëmshpërblim kundër jush. Ne rezervojmë të gjitha të drejtat dhe nuk heqim dorë nga asnjë. Sinqerisht, Marc. E. Kasowitz./5pyetje.al/