Babai i Alban Skënderaj zbulon detaje interesante nga fëmijëria e këngëtarit

Kantautori i njohur Alban Skënderaj është një ndër artistët më të dashur të publikut shqiptar.

Ai ndodhet prej vitesh në skenë dhe ka krijuar dhjetëra këngë që kanë rrëmbyer zemrat e fansave.

Për këtë arsye emisoni ‘Soiree’ i ka dedikuar një mbrëmje të tërë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe në mesin e të ftuarëve nuk ishte si të mungonte dhe i ati i këngëtarit Qerim Skënderaj i cili ka zbuluar disa detaje interesante nga fëmijëria e djalit të tij, si dhe disa momente që kanë mbetur në memorien e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Albani ka një të mirë që ka qenë gjithmonë koherent. Gjithçka e ka bërë në kohë. Edhe shkollën e ka bërë në kohë, patentën e ka marrë në kohë, të dashurën e ka gjetur në kohë. Edhe vajzën e ka bërë në kohë”, është shprehur Qerimi.

Më pas vazhdoi të tregojë për momentin e ardhjes në jetë të Albanit.

“Ajo që dua të tregoj është se kur mora lajmin e lindjes së tij, se lajmin ma dha djali i madh që ishte 8 vjeç, më tha: ‘Mami është mirë. Lindi prap djalë. Arbri qau’. Albani ka qenë gjithmonë i privilegjuar sepse ka pasur 2 vëllezër më të mëdhenj”, u shpreh babai i këngëtarit.

Në fund, ai zbuloi se fillimisht të gjithë po prisnin të bëheshin me vajzë, por në fakt erdhi në jetë sërish një djalë, kështu që për pak kohë ato i rrisnin flokët dhe e mbanin Albanin si vajzë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?