Babai i Meghan Markle i zhgënjyer që nuk ka takuar ende nipin e tij, Archie

Marrëdhënia mes dukeshës Meghan Markle dhe babait të saj Thomas Markle nuk është përmirësuar as tani që ajo është bërë nënë.

Këtë fakt e ka pohuar vetë Thomas Markle gjatë një interviste për DailyMail.

Ai u shpreh se priste pas lindjes së nipit të tij, Archi , të cilin ai nuk e ka takuar asnjëherë që Meghan të zbuste qëndrimet dhe t’a takonte, mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Markle ka theksuar se 38-vjeçarja po e largon çdo ditë e më shumë nga jeta e saj dhe ndihet mjaft i zhgënjyer që nuk ka mundur të takojë nipin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Babai i dukeshës ka kërkuar vetëm një foto të të voglit në mënyrë që ta vendosë në murin e shtëpisë së bashku me fotot e fëmijëve të tij ku ndodhet dhe Meghan.

Gjithashtu ai do të shohë se kujt i ngjan i vogli dhe nëse ka trashëguar tipare prej tij dhe të familjes Markle. Edhe këtë herë Meghan nuk ka reaguar pas fjalëve të të atit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?