Banorët e Big Brother veshin fanelat e reja të Kombëtares
Ekipi kombëtar do të nisë ditën e hënë rrugëtimin e tij drejt misionit “Gjermani 2024”. Të gjitha ndeshjet kualifikuese do të transmetohen live në platformën televizive të gjithë shqiptarëve, Digitalb.
Kuqezinjtë udhëtojnë drejt transfertës së Polonisë me fanelat e reja, të cilat Federata Shqiptare e futbollit i ka sjellë ekskluzivisht për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Bluza e re e cila vishet për herë të parë nga ta, ka në qendër të saj shqiponjën dykrenare, duke qenë kështu motivi grafik dominues në fanelat e reja të kombëtares.