Banorët shkatërrojnë shtëpinë e BB dhe shpërdorojnë ushqimin

Tre banorët e rinj, Gerti, Lorenci dhe Jori kanë bërë një plan duke shkatërruar shtëpinë gjatë natës.

Ata kanë kthyer përmbys divanet, kanë hedhur ushqim në dysheme e madje kanë prekur sendet personale të banorëve të tjerë, si për shembull Deas, të cilës i kanë hedhur vezë në valixhe.

Komentuesit i kanë quajtur “të turpshme” këto veprime e sidomos shpërdorimin e ushqimit.

Për më tepër pamje të tilla s’janë aspak shembull në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Komentet kritikuese janë të shumta në faqen zyrtare të Big Brother ku edhe janë publikuar pamjet.

I pari që u ngrit nga gjumi dhe pa rrëmujën ishte Luizi. Ai gjithashtu hodhi ketchup në tavolinën e ngrënies duke e vazhduar rrëmujën.

Luizi gjithashtu hodhi atletet e Kristit në pishinë ndërsa Elvisi fshehu tosterin e bukës në dhé.

Olta ishte një tjetër banore, e cila pa rrëmujën dhe akuzoi Luizin.

SHKARKO APP