Basel, në këtë qytet do të mbahet Eurovision-i në 2025: Të kapërcejmë kufijtë
Pritja merr fund. ”Eurovision Song Contest 2025” do të mbahet në Bazel, një qytet zviceran në kufi me Gjermaninë dhe Francën. Finalja e madhe do të mbahet më 17 maj, kurse gjysmëfinalet në datat 13 dhe 15 maj.
Bazeli i cili konkurroi me Gjenevën për të pritur konkursin e këngës, aplikoi me moton “Të kapërcejmë kufijtë”. Ai e sheh veten dhe rajonin si shembullin më të mirë se si kufijtë mund të bëhen të parëndësishëm në jetën e përditshme të njerëzve.
“Ne do ta bëjmë Eurovision Song Contest nga zona kufitare me tre vende në zonën kufitare me 40 vende”, tha politikani i pavarur, Jorg Lutz, në videon e aplikimit të Bazelit. Ai tha se shumë vizitorë të Eurovizionit mund të qëndrojnë gjatë natës në Lorrach. Në Bazel, çmimet e hoteleve tashmë janë rritur në disa qindra euro në natë edhe për një akomodim të thjeshtë.