Bashkëshortja e Gaz Pajës thumbon rreth lajmit të shtatzënisë

Ditë më parë, u bë publik lajmi se Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira Seferi do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Madje, u tha gjithashtu se Ira, ka qenë shtatzënë edhe gjatë dasmës, 2 muaj më parë. Pritja e ëmbël duket se ka qenë e planifikuar fare mirë, aq sa zëra që thonë të kundërtën duket se kanë “revoltuar” partneren e aktorit.

Orë më parë, në Instastory-in e saj ajo ka publikuar disa foto të shkëputura nga një artikull gazete, ku thuhej se “shtatzënia e paplanifikuar detyroi çiftin të bënte dasmë para kohe”.

Më pak fjalë, bashkëshortja e Pajës, e mori vetë situatën në dorë dhe sqaroi:

1. Po, ishte shtatzënë gjatë dasmës.

2. Dhe pritja e ëmbël nuk ishte aspak pa plan, ashtu si edhe vetë dasma.

SHKARKO APP