Bebe Rexha përfundon turneun, valvit flamurin e LGBTI

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka përmbyllur me sukses turneun e saj të koncerteve. Ajo ka kënduar në mbi 70 koncerte në mbarë Amerikën e Veriut së bashku me trion e famshme, Jonas Borthers.

Bebe Rexha në fund të spektaklit vendosi t’i përshëndesë fansat, gjersa ngriti flamurin shumëngjyrësh të komunitetit LGBTI në skenë.

Ajo kishte shkruar një pjesë të tekstit të një prej këngëve të saj më të suksesshme “Meant to be”, ku ndër të tjerash citohen vargjet: “Nëse është e thënë të ndodhë, thjeshtë le të bëhet”.

SHKARKO APP