Bebe Rexha tregon përse postoi foto thuasje nudo në ditën e lindjes

Në ditën e saj të lindjes këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha i habiti fansat pasi postoi një foto ku shfaqej thuasje e zhveshur.

Padyshim që kjo foto e saj shkaktoi mjaft reagime për të cilat në një intervistë për ‘E!News’, Bebe theksoi se nuk ishte ky qëllimi dhe nuk i priste.

Sipas saj ajo ishte një foto që këngëtarja kishte bërë, ndërkohë që po bëhej gati për në koncert tek parukieria e saj.

“Ju betohem se nuk e kisha planifikuar atë gjë. Kur e pash foton mendova: ‘Wow, dukem shumë seksi dhe nuk e di nëse do të dukem sërish kështu dhe ndihem mirë për veten time. Kështu që do ta postoj”, -u shpreh ajo.

Në këtë intervistë ajo ndau gjithashtu momentin kur babai i saj i kërkoi që t’a hiqte foton nga rrjetet sociale.

“Tashmë jam një grua e rritur plotësisht. Babai im sapo e pa tha: ‘Oh Zot. Të lutem fshije foton menjëherë’. Ndërsa unë ju përgjigja: ‘Jo. Nuk ka për të ndodhur’”, -ka thënë këngëtarja për “E! News”.

Nuk është hera e parë që Bebe tregon se ndihet mirë me fizikun e saj.

SHKARKO APP