Belen Rodriguez shtatzënë, modelja do bëhet nënë për herë të dytë
Modelja e njohur argjentinase Belen Rodriguez raportohet se është në pritje të ëmbël.
36-vjeçarja, e cila është prej disa muajsh në një romancë me Antonino Spinalbese, duket se konfirmoi lajmet teksa publikoi një foto në rrjetet sociale ku mbante në dorë një byzylyk ngjyrë portokalli.
Ky lloj byzylyku përdoret shpesh nga gratë për të ndaluar të përzierat gjatë muajve të parë të shtatzënisë.
Argjentinasja pozoi para pasqyrës dhe në dorën që mbante celularin dukej qartazi byzylyku, ndërsa nuk ekspozoi pjesën e barkut.
Ish-çifti i dhanë fund marrëdhënies së tyre por u rikthyen sërish bashkë për ti dhënë një familje djalit të tyre, por nuk funksionoi.
Rikthimi i tyre zgjati vetëm një vit dhe vendosën të ndaheshin gjatë karantinës.
Pas ndarjes nga bashkëshorti, Belen u lidh me Antonino Spinalbese, një dashuri që lindi në Ibiza.
“Kur gjërat nuk shkojnë, ju duhet të vazhdoni përpara, ju duhet të vazhdoni të ëndërroni. Unë besoj shumë në dashuri, unë gjithmonë kam besuar në të dhe ende shpresoj për të. Nëse nuk e provoni përsëri, dyshimi mbetet. Jam person që jap gjithçka nga vetja. Nëse nuk ecën atëherë ndryshoj ‘kurs’, por të paktën u përpoqa,”– u shpreh Belen Rodriguez në një intervistë.