Beyonce ndihmoi muzeun e Luvrit që të thyejë rekordin

Luvri është muzeu më i vizituar në botë dhe kjo falë Jay Z dhe Beyonce. Çifti realizuan videoklipin e projetit ”Apeshit” në muzeun e famshëm në Paris, që u vizitua plot 10.2 milionë herë në vitin 2018.

Ky numër shënon rritje 25 për qind të vizitorëve, duke mposhtur rekordin e mëparshëm prej 9.7 milionë vizitorëve në vitin 2012. Sipas ”The Guardian”, është numri më i madh i vizitorëve ky për muzeun e këtij lloji, para Muzeut Kombëtar në Kinë dhe Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj ishte nga SHBA-të dhe Kina. Luvri po ashtu arriti të atraktojë vizitorë të rinj, me më shumë se 50 për qind të tyre nën moshën 30-vjeçare. Rritja e vizitorëve të rinj i atribuohet videoklipit “Apehsit” që u shikua 150 milionë herë në YouTube. Në videoklip të këngës nga albumi “Everything is Love” shfaqen disa prej punëve më të famshme të muzeut, përfshirë edhe Mona Lisa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
THE CARTERS - APESHIT (Official Video)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?