”Big Brother”, Gent Zeneli flet për Amosin: Ka shumë komente të liga në rrjet

Për ”Big Brother Albania Vip 2” flitet kudo. Aktori i njohur, Gentian Zenelaj ka komentuar lojën e kolegut dhe njëkohësisht mikut të tij, Amos Zaharia. I ftuar në “Top Albania Radio”, Genti u shpreh se njerëzit e njohin Amosin vetëm përmes ekranit dhe se komentet negative që shpeshherë merr në rrjet i duken të tepërta.

“Amoxhi është miku im, e thërrasim Amoxh me përkëdheli. Unë situatën e Amosit e kam përjetuar jo mirë, Unë e urrej ‘bad vibe’, atë energjinë negative. Nisa ta shikoj sepse ishte Amosi, Genti, Herioni dhe Olta pra disa aktorë por pati edhe disa skena që mua nuk më pëlqyen. ‘BBV’ është një eksperiment ushtarak i bërë në Holandë, që teston në njëfarë mënyre limitet e njerëzve.

Kur humbet nocionin e kohës dhe realitetit është shumë e keqe. Lexoja komentet dhe pashë një dyndje te njerëzit me komente negative, Amosi mund të bëjë humor të zi por ka një mani njerëzish që shkojnë deri tek mallkimet, dhe më pas u distancova sepse kjo jep energji negative.

Amosin nuk e kanë parë dhe e njohin vetëm nëpërmjet ekranit më duket pak dashakeqëse dhe e tepërt. Erdhi na takoi dy ditë para se të futej i thashë mos u fut. Në mënyrë pragmatiste kishim projekte të lëna përgjysmë dhe nuk na bënte mirë që të largoheshe. Jam shmangur nga këto, ai është një djalë i lexuar, ka një humor të zi me nëntekst”,-tha aktori.

SHKARKO APP