“Big Brother VIP3”, Romeo lë vajzat pushim dhe burrat i cakton në pastrimin e shtëpisë

Më në fund një lider që i bën zap burrat e shtëpisë së “Big Brother VIP3”. Romeo, lideri i zgjedhur nga publiku për këtë javë, e ka nisur me një vendim të fortë. Ai ka marrë një vendim të papritur duke vendosur të heqë vajzat nga pastrimi i shtëpisë. Burrat që sa ka qenë e mundur i kanë bërë bisht kësaj sipërmarrje, që sot kanë marrë detyrat secili për punën që do të bëjnë. Vajzat, ka njoftuar Romeo, nëse e ndjeni, po patën dëshirë mund të na ndihmojnë në ndonjë punë të vogël, apo të na gatuajnë diçka. Sigurisht që palët ishin të ndara në këtë vendim befasues të liderit të shtëpisë. Romeu nuk harroi në këtë komunikim të punëve që do të bëjnë burrat, që t’u caktonte “më burrave”, si Liamin për pastrimin e tualeteve dhe banjës, ndërsa për Jetmirin kishte lavanterinë dhe dhomën e gjumit, për kuzhinën zgjodhi Meritonin dhe Julin.

Graciano dhe Meritoni debatojnë, Romeo: E bëtë planin tek shkallët…

SHKARKO APP