Bihter dhe Behlul bëhen sërish bashkë për një projekt të ri

Me rolin e Bihter dhe Behlul në telenovelën “Dashuri e ndaluar”, ata u kthyen në një nga dyshet më të pëlqyera të publikut.

Është fjala për dy aktorët e famshëm turk, Beren Saat dhe Kıvanç Tatlıtug, të cilët kanë vendosur sërish të rikthehen në një serial të ri.

Mediat turke shkruajnë se dyshja do të bëhet sërish bashkë për një projekt të ri, i cili do të transmetohet në “Netflix”. Thuhet se Beren dhe Kivanç janë ndër të parët aktorë që janë propozuar për tu bërë pjesë e një seriali që do të jepet në “Netflix”.

“Xing.al” shkruan se seriali do të ketë në fokus dashurinë dhe do të nisë në verën e vitit 2020. Ai pritet të jetë gati për publikun në verën e vitit 2021.

 

SHKARKO APP