Bledi ofendoi Dean dhe Kristin, opinionistët: Po bën lojë të dobët
Mbrëmjen e sotme opinionistët komentuan zënkat e Bledin me Dean dhe Kristin. Bledi i është drejtuar Kristit me fjalë të tilla si djalë i pashkolluar, pa dilomë, dembel, parazit dhe të tjera ofendime.
Sipas opinionistëve, Bledi ka dëshirë të bëhet faktor për të shkuar deri në finale. Arbri tha se gazetari po bën lojë të dobët.
Zhaklin: Mendoj se Bledi ka dëshirë të bëhet faktor, për të shkuar deri në finale. Nuk më pëlqen fare që përmendin prindërit e njëri-tjetrit. Kristi nuk e ka bërë kurrë këtë. U lodha duke dëgjuar emrin e babait të Kristit, kur ai nuk është fare prezent aty. Më vjen mirë që Bledi kërkoi falje.
Arbër: Rrugëtimi i banorëve të vjetër është i gjatë. Më duket lojë e dobët ajo që bëri Bledi me Kristin dhe Dean. Argumentat që ai ka përdorur janë të ulta, kundrejt të dyve. Mos të harrojm që ata ishin jashtë. E dinë mirë çfarë mendon publiku, dinë mirë aleancat. Banorët e vjetër janë në disvafor. Goditja ndaj Kristit dhe Deas, ishte e dobët nga ana e Bledit.