Bleona u dedikon këngë komentuesve negativë: Kancer digjital!

Personazhet publikë që janë aktivë në rrjete sociale ndeshen shpesh me komente negative nga njërëz që nuk i pëlqëjnë.

Në fakt kjo është diçka që vjen bashkë me famën e prej së cilës askush që do të jetë i njohur nuk mund të shpëtojë.

Dhe në lidhje më këtë fenomon së fundmi këngëtarja e njohior Bleona Qereti  ka vendosur ta përdorë si temë për këngën e saj më të fundit.

Këngëtarja shqiptare ka treguar se në datë 27 shtator do të publikojë projektin e ri muzikor, që do të ketë në qendër të saj komentet fyese në rrjete sociale të bëra nga personat që përdorin llogari të rreme.

‘Kënga ime e re do të publikohet në datë 27 shtator. Kam vendosur të flas për një fenomen që është bërë pjesë e jetës së çdo personi që përdor rrjetet sociale, veçanërisht personazhet e njohur. Jo të gjithë ne kemi kurajën të zbulojmë se çfarë është në të vërtetë: Një kancer digjital!

‘Jam duke folur për komentet të mbushura me urrejtje nga njerëz të mjerë, të cilët shumicën e kohës shkruajnë nga llogari fallco duke përdorur WiFi falas. Këta dështakë nuk kanë as kurajën të përdorin emrat e vërtetë dhe kjo është e vetmja mënyrë për të justifikuar dështimin e tyre në jetë duke ju drejtuar gishtin të tjerëve, që në të vërtetë kanë punuar fort për të arritur aty ku janë! P.S: Ju fal të gjithëve, sepse nëse më ndiqni ju jeni fansa”ka shkruar në postim Bleona.

Kënga e re e Bleonës do të titullohet “Haters” (Urryesit)

https://www.instagram.com/p/B2OrEslpAyz/

SHKARKO APP