Blerina tregon “hakmarrjen”, ç’i bëri të shoqit kur ai harroi 10-vjetorin e martesës

10 vite martesë nuk janë pak dhe që një përvjetor i tillë të harrohet nga njëri prej palëve në çift, logjikisht mund t’i dhembë tjetrit.

E një gjë e tillë i ka ndodhur dietologes Blerina Bombaj Troci. Ajo ka mbushur plotë një dekadë e martuar me njeriun e zemrës, por këtë ditë të shënuar për ta, i shoqi e harroi.

Mirëpo, tepër e kujdesshme për detajet, Blerina diti si t’ia punonte dhe të “merrte hak” në një mënyrë elegante.

Ajo shfaqet e vetme në kuzhinën e shtëpisë duke gatuar ndërsa e shoqëron foton me fjalët e mëposhtme duke rrëfyer me sinqeritet situatën, ndërsa bashkëshortin nuk e ka llogaritur për darkën.

Blerina tregon:

Sot është 10 vjetori i martesës sime. Nuk preferova të nxjerr një foto ku dukemi një çift i lumtur, jo se nuk jemi, por sepse një martesë e shëndoshë është ajo në të cilën gruaja qëndron fort në këmbët e saj.
Kështu që preferova të dal vetë, me këtë rast dhe meqë burri im as nuk u kujtua, makaronat i kam bërë vetëm për tre. Meqë ra fjala, edhe unë rastësisht u kujtova, të mos bëhemi shumë melodramatike”.
Blerina Bombaj dhe bashkëshorti i saj Edi janë prindër të dy fëmijëve një djali dhe një vajze.

SHKARKO APP