“Boll bëre si Nënë Tereza, shiko burrin tënd”, Xheisara i kthehet keq Xhensila Peres pasi i tha se ndan çifte

E ftuar në #EXPULS nga Ronaldo Sharka, e pyetur nga ky i fundit lidhur me personazhin e njohur më zhgënjyes, ajo tha emrin e këngëtares Xheisara: “Nuk më pëlqen qe bëhet shkak  për ndarje çiftesh”, referuar lajmeve të qarkulluara 1 vit më parë, sikur Xheisara kishtë ngacmuar Romeo Veshajn, kohën qe ky i fundit ishte i lidhur me Jonida Maliqin.

Nuk kaluan shumë orë nga transmetimi emisionit dhe erdhi kundërpërgjigjia e Xheisarës: “E di që të gjithë jeni të habitur më përgjigjen e Xhensilës tek #EXPULS. Askush, nisur dhe nga unë, nuk e priste që mikja imë prej shumë vitesh të tregohej kaq e sinqertë në atë lloj forme. E dashur Xhensila! Bën mirë të heqësh dorë nga të qenurit Nënë Tereza dhe merakosu për burrin tënd dhe lej burrat e botës se e gjejnë direkt ngushëllimin!”– shkruan ajo.

"Unë e pamoralshme? Ti je gay", Xhensila Pere sherr me gazetarin: Mos guxo.... #EXPULS

SHKARKO APP