Bora Zemani infektohet me koronavirus, ja kush do zërë vendin e saj në emision
Moderatorja Bora Zemani ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Lajmin e bëri të ditur Arjan Konomi, i cili u shpreh se Bora nuk do të jetë e pranishme për disa ditë në programin “Për’puthen” dhe i uroi shërim të shpejtë.
“Bora është infektuar me Koronavirus. Do të mungojë për disa ditë. Është në gjendje të mirë, mos u shqetësoni!”, – tha ai.
Ditën e sotme vendin e saj e zuri, Ana Kauri. Madje Arjan Konomi e ngacmoi duke e pyetur se si i duken djemtë nga syri i moderatores.
Mirëpo Ana nuk do të jetë e vetmja që do të marrë rolin e prezantueses këto ditë, sepse edhe vajzat do të marrin drejtimin në ditët në vazhdim. Kjo do të jetë një mundësi e mirë që secila prej tyre të provojë veten përtej pozicionit të konkurrentes nga karrigia. Nga ana tjetër nuk dihet se sa do të zgjasë kjo periudhë, duke qenë se infektimin me koronavirus nuk e përjetojnë të gjithë njësoj.