Bora Zemani ndahet nga Donald Veshaj, arsyeja që i dha fund lidhjes së tyre

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi përfliten se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Që ata po përjetojnë një krizë, kjo është reflektuar dhe në rrjete sociale pasi moderatorja dhe aktori nuk ndiqen më dhe duke fshirë fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Megjithë një sërë ndarjesh dhe ribashkimesh, duket se kësaj radhe gjërat midis tyre kanë marrë fund përfundimisht. Sipas “Panorama Plus”, shkak që ata t’i jepnin fund bashkëjetesës disamujore është bërë xhelozia dhe thuhet se Donaldi ka qenë ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia.

Megjithëse janë përfolur prej kohësh për një lidhje vetëm së fundmi ata pranuan publikisht se janë bashkë. Madje gjatë një interviste për Shiko kush luan ajo konfirmoi se janë bashkë teksa iu përgjigj pyetjes “A është Donaldi përputhja jote, pra dashuria e jetës tënde?”. Pa hezituar, moderatorja u përgjigj: “Po, sigurisht!”

SHKARKO APP