Bora Zemani përlyhet në bojë, çfarë ndodhi me moderatoren në karantinë
Moderatorja e njohur Bora Zemani duket se është sfiduar këtë herë nga karantina.
Ajo është treguar shumë aktive në rrjete sociale gjatë ditëve të karantinës, duke ndarë me ndjekësit rutinën e saj.
Së fundmi ajo ka zbuluar se ka vendosur të lyejë flokët vetë në shtëpi, duke qenë se parukeritë qëndrojnë të mbyllura si pasojë e Koronavirusit.
Bora ka publikuar foto në Instastory dhe ka treguar se gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë. Moderatorja është përlyer e gjitha me bojë dhe shkruan: “Kush tha që është e lehtë të lyesh flokët vetë?”.