Brad Pitt: Si hoqa dorë nga varësia ndaj alkoolit pas ndarjes nga Angelina Jolie

Brad Pitt ka folur hapur sesi hoqi dorë nga varësia ndaj alkoolit pas divorcit nga Angelina Jolie.

Në shtator 2016, u njoftua se Angelina kishte bërë një kërkesë për divorc nga Brad.

Çifti u martua në vitin 2014 pasi nisën romancën në 2006 dhe kanë 6 fëmijë së bashku.

Një nga arsyet e renditura në media mbi arsyen e ndarjes së yjeve të Hollywood, ishte varësia e Brad ndaj alkoolit.

Në një intervistë për The New York Times, aktori tregoi arsyen pas vendimit të tij për të hequr dorë nga alkooli.

“I dërgova gjërat aq larg sa që mund t’i përballoja, kështu që hoqa privilegjet e mia për të pirë,”-tha ai.

55-vjeçari gjithashtu mori pjesë në takime me persona të tjerë të varur nga droga për 1 vit e gjysmë pas ndarjes nga Angelina.

Dhe aktori shprehu admirimin për burrat, me të cilët ndoqi takimet dhe që folën hapur rreth përvojave të tyre.

“Kisha përpara të gjithë ata burra që flisnin hapur dhe ishin të sinqertë, në një mënyrë që nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Ishte një hapësirë e sigurt kur kishte pak gjykim dhe për këtë arsye nuk gjykoje veten,”-shtoi ai.

Brad aty kuptoi se ishte i lirë për t’i zbuluar ‘anët e shëmtuara’ të vetes një grupi njerëz të huaj, të cilëve mund ti besonte dhe që nuk do flisnin në media për pjesëmarrjen e tij në takimet me grupet e alkoolistëve.

SHKARKO APP