Brikena hap zemrën me Rogertin për afrimitetin me Mateon, tregon se çfarë pëlqen tek ai

Në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 5”, Brikena ka hapur zemrën dhe ka folur për afrimitetin e saj me Mateon, edhe pse këtë bisedë e ka bërë me Rogertin, të cilin Mateo e ka kundërshtar në lojë. Ndonëse shumë mund të kenë menduar se çdo gjë ka qenë e llogaritur, Brikena ka theksuar se çdo gjë mes tyre ka lindur natyrshëm. “Afrimi me Mateon ka ndodhur spontanisht, unë nuk e kam pritur fare,” është shprehur ajo.

E pyetur nga Rogerti, Brikena nuk i ka kursyer fjalët e mira për Mateon, duke listuar arsyet se pse ai ka arritur t’i tërheqë vëmendjen. Ajo e përshkroi atë si një djalë me plot cilësi pozitive. “Mateo është i pashëm, i mençur dhe i respektueshëm. Ai i ka vlerat e veta dhe këto janë virtytet që mua më pëlqejnë. Ka gjëra tek ai që unë i vlerësoj vërtet,” theksoi Brikena.

Ajo që mori jo pak vëmendje ishte një koment i saj për natyrën e djemve shqiptarë. Duke folur për dinamikat në çift, Brikena pranoi pa hezitim se e shijon ndjenjën e posesivitetit të lehtë. “Meshkujt shqiptarë janë xhelozë dhe mua më pëlqen kjo gjë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?